Telegrafi

FA Cup, Unitedi me stil në 1/8 e finales

Porsa filloi takimi, vendasit kaluan në epërsi nga pika e bardhë, ndërsa realizues ishte Ryan Giggs (2’) dhe ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.

Pesë minuta brenda gjysmës së dytë, Wayne Rooney e shënoi golin e dytë (50’), ndërsa edhe Anderson ishte meritor.

Menjëherë pas (52’), Javier ‘Chicharito’ Hernandez shënoi golin e tretë të vendasve. Chicharito shfrytëzoi një top të kthyer për të shënuar golin e dytë personal (66’).

Aaron Hughes shënoi golin e nderit për Fulhamin (77’). /Telegrafi/