Telegrafi

FA Cup: Chelsea e Arsenal vazhdojnë tutje

Dy gola të Daniel Sturridge (5’ dhe 68’), një autogol i John Eustace (15’) dhe nga një gol i Florent Malouda (22’) dhe Frank Lampard (64’) ishin ‘të mjaftueshëm’ që Chelsea të fitojë bindshëm në takimin e zhvilluar në Stamford Bridge.

Arsenali ka arritur ta përmbysë epërsinë minimale të West Ham United për të vazhduar në raundin e katërt të Kupës FA.

Alessandro Diamanti shënoi për vendasit në fund të pjesës së parë (45’+2), mirëpo me dy golat e shpejtë të shënuar nga Aaron Ramsey (78’) dhe Eduardo (83’), Topçinjtë siguruan fitoren. /Telegrafi/