Telegrafi

FA Cup, Arsenali vazhdon tutje

Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave e zhvilluar në Liberty Stadium përfundoi me barazim, ashtu që u desh të përsëritej takimi në Emirates për të zgjedhur fituesin.

Goli i vetëm në këtë sfidë u realizua nga Jack Wilshire në minutën e 86-të.

Në raundin e katërt, Arsenali do të ketë kundërshtar klubin që bën gara në Championship, Brighton & Hove Albion, i cili eliminoi Newcastle Unitedin. /Telegrafi/