Site icon Telegrafi

FA akuzon Ibrahimovicin dhe Mingsin për sjellje të dhunshme, kaq ndeshje rrezikojnë të dënohen

Zlatan Ibrahimovic dhe Tyrone Mings, të dy janë akuzuar për sjellje të dyshuar si të dhunshme nga ana e federatës angleze të futbollit ‘FA’ në ndeshjen Bournemouth-Man Utd.

Dyshja e futbollistëve më shumë se një herë gjatë ndeshjes së Ligës Premier të luajtur në Old Trafford ishin me fat që nuk u dërguan jashtë në pjesën e parë me kartonë të kuq.

Lexo po ashtu Mbrojtësi i Bournemouthit e shkeli Ibran me këmbë në kokë, suedezi ia ktheu duke e goditur me bërryl (Foto/Video)

Kjo pasi Ibrahimovic u shkel në kokë nga Mings në një rast sa ishte i rrëzuar në tokë, teksa suedezi ia ktheu me një goditje me bërryl në kokë.

Megjithatë, të dy futbollistët këmbëngulën pas ndeshjes se asnjëri nuk e bërën me qëllim ato goditje, duke provuar të justifikohen, por kjo nuk ka ‘pirë’ ujë te Federata angleze që kanë akuzuar të dy për sjellje të pahijshme.

Lexo po ashtu Mings tregon se a ishte e qëllimtë shkelja në kokë ndaj Ibras

“Zlatan Ibrahimovic dhe Tyrone Mings, të dy janë akuzuar për sjellje të dyshuar so të dhunshme gjatë ndeshjes së Manchester United kundër AFC Bournemouth, të shtunën [4 mars 2017]”, thuhet në deklaratën e FA në faqen zyrtare në internet.

“Lojtarët ishin të përfshirë në dy incidente të ndara rreth minutës së 44 të cilat nuk janë parë nga zyrtarët e ndeshjes në atë kohë, por janë kapur në video”, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ibra shpjegon si erdhi deri te goditja me bërryl ndaj mbrojtësit të Bournemouthit

“Të dy lojtarët kanë kohë deri më ora 18:00 pasditen e së martës së 7 mars 2017 për të përgjigjur për pafajësinë e tyre”, përmbyllet deklarata  e FA.

Ndryshe, Ibrahimovic dhe Mings rrezikojnë të dënohet së paku nga tri ndeshje mos-lojë pasi ndërhyrjet e tyre ndaj njëri-tjetrit ishin shumë të rrezikshme. /Telegrafi/

Exit mobile version