Telegrafi

F1: Vettel përsëri në pol pozicion

Gjermani kaloi shtegun për një minutë e 34.558 sekonda për të tejkaluar shokun e skuadrës Mark Webber në xhiron e fundit dhe për të siguruar pozitën e parë të nisjes për të tretën herë këtë vit dhe të tetën në karrierë.

Vettel, i cili tash shihet si favorit për të fituar garën në Shangai, u rreshtua para Webber edhe në garën e fundit në Malajzi si dhe në Shangai në vitin e kaluar, dhe do të marrë kreun e tabelës nëse shënon fitore në garën e nesërme.

Kampioni i dyfishtë botëror Fernando Alonso ishte i treti më i shpejtë me Ferrari dhe do të jetë në krah të ngasësit të Mercedes, gjermanit Nico Rosberg, i cili përfundoi i katërti. Rreshti i tretë me pozitat pesë dhe gjashtë është pushtuar nga dy ngasësit e McLarenit, britanikët Jenson Button dhe Lewis Hamilton. /Telegrafi/