Telegrafi

F1: Vettel dhe Massa të parët

Schumacher, kampion i shtatëfishti i këtij sporti, rikthehet në moshën 41-vjeçare pas tre vitesh mungese, kësaj here me Mercedes, dhe do të nisë nga pozita e shtatë në garën e nesërme. Kampioni aktual botëror, britaniku Jenson Button, do të jetë krahas gjermanit në reshtin e katërt, pasi përfundoi i teti më i shpejti.

Vettel do të ketë në reshtin e parë brazilianin Felipe Massa me Ferrarin e tij, i cili i rikthehet garës për herë të parë që nga lëndimi serioz që pati në korrikun e sezonit të kaluar.

Ngasësi tjetër i Ferrarit, ish-kampioni i dyfishtë, spanjolli Fernando Alonso, do të niset një pozitë më prapa, nga e treta, dhe gjendet në një resht me ish-kampionin tjetër
Lewis Hamilton, i cili përfundoi i katërti më i shpejtë me McLaren. /Telegrafi/