Telegrafi

F1: Pista e Koresë e gatshme në kohë

Sipas kalendarit të Formula 1, pista ‘Yeongam’ duhet të presë skuadrat më 24 tetor ku do të luftohet për Çmimin e Madh të Koresë. Raportet nga Gjermania thoshin se pista e dizajnuar nga Herman Tilke nuk do të jetë e gatshme në kohë për debutimin.

“Progresi në ndërtim është i mirë dhe në hap me kohën, nuk ka pse të brengosemi, pista do të jetë e gatshme në afatin e paraparë”, ka thënë njeriu përgjegjës, Chung Yung-Cho. /Telegrafi/