Telegrafi

F1: Lotus konfirmon Kovalainen dhe Trullin

Ish-ngasësi i Toyota dhe Renault, Trulli, vazhdimisht është lidhur me një transferim te skuteria e re e Formula 1, derisa Kovalainen është detyruar të bëjë lëvizje pasi është zëvendësuar në McLaren nga kampioni në fuqi, Jenson Button.

“Trulli do të na sjellë një përvojë të madhe për të zhvilluar ekipin dhe Heikki është një ngasës i ri, por ka një përvojë fenomenale, andaj mendoj se kemi dy ngasës fantastik në ekip”, ka thënë drejtori i skuterisë së re të Formula 1, Tony Fernandes./Telegrafi/