Telegrafi

F1: Hamilton në pol-pozicion në Monza

Ish-kampioni, ngasësi i Ferrarit, Kimi Raikkonen, do të renditet po ashtu në rreshtin e parë, pasi përfundoi i dytë në provat e sotme zyrtare.

Lideri i Kampionatit, ngasësi i Brawn GP, Jenson Button, do të niset nga pozita e gjashtë, derisa rivali i tij më i afër dhe shok i skuadrës, Rubens Barrichello, do të jetë në krah të tij në pozitën e pestë.

Ngasësit e Red Bullit, gjermani Sebastian Vettel dhe austriaku Mark Webber u kualifikuan në pozitën e nëntë respektivisht të 10-të.