Telegrafi

F1: Button fiton edhe në Turqi

Anglezi u nis nga pozita e dytë, por shumë shpejt morri kreun ndaj Sebastian Vettel (Red Bull), i cili edhe pse u nis nga pol-pozicioni, arriti në cak i treti. I dyti garën e ka përfunduar ngasës tjetër i Red Bull, Mark Webber.

Jarno Trulli (Toyota), Nico Rosberg (Williams), Felipe Massa (Ferrari), Robert Kubica (BMW) dhe Timo Glock (Toyota) po ashtu kanë përfunduar në pozitat që sjellin pikë.

Kampioni në fuqi, Lewis Hamilton, i cili u nis nga pozita e 16-të, ka përfunduar garën në vendin e 13-të.

Me fitoren e sotme Button forcon kreun me 61 pikë, 26 më shumë se shoku i tij i skuadrës, Rubens Barrichello, i cili u dorëzua nga fundi i garës (35 pikë).

Prapa dy pozitave të para të pushuara nga ngasësit e Brawn GP, në dy pozitat e radhës qëndrojnë ata të Red Bull, Sebastian Vettel me 29 pikë dhe Mark Webber me 27.5 pikë.