Telegrafi

F1: Button dëshiron ta fitojë British GP

Mund të duket befasuese por gjatë 10 sezoneve të tij në Formula 1, Button kurrë nuk është ngjitur në podiumin e Çmimit të Madh të Britanisë. Megjithatë, 30-vjeçari shpreson ta shtojë edhe këtë çmim në raftin e tij, duke dalë i pari në garën e vikendit të ardhshëm me McLaren.

“Kam fituar në Monako dhe kam fituar kampionatin e botës, andaj të fitoj çmimin në shtëpinë time është një prej gjërave që më mungon në CV-në time. Ne të gjithë dëshirojnë të fitojmë në shtëpi, por veçanërisht britanikët, pasi ka shumë tifozë britanikë dhe shumë ekipe britanike”.

“Andaj të fitoj çmimin vendor është diçka shumë e veçantë, diçka që ende nuk e kam bërë, për diçka që do të doja ta bëj para fundit të karrierës time, dhe mendoj se këtë vit kemi një mundësi të shkëlqyeshme”, ka thënë Button. /Telegrafi/