F-22 Raptor mbetet aeroplani më i rrezikshëm luftarak në botë, edhe pse kanë kaluar 20 viteve që kur për herë të parë është vënë në “lojë” nga forcat ajrore amerikane, shkruan Business Insider.
I padukshëm nga radarët falë teknologjisë së avancuar dhe krahëve që i mundësojnë të jetë shumë i manovrueshëm, forcat amerikane ajrore planifikojnë të investojnë pajisje tjera shtesë për ta bërë këtë fluturake të pakrahasueshme gjatë betejave ajër-ajër dhe ajër-tokë, transmeton Telegrafi.
Me një trup të punuar nga titaniumi që e ndihmon të jetë i padukshëm nga radarët dhe me një kapacitet të rezervoarit prej 8 mijë litra derivate e krahët 18 metra të gjerë, F-22 peshon 20 ton dhe kostoja për prodhimin e tij arrin shumën e 143 milionë dollarëve.
E fal motorëve të fuqishëm arrin të jetë shumë i manovrueshëm dhe të arrij shpejtësi marramendëse, e për këtë konsiderohet si më i miri i të gjitha kohërave.
Megjithatë me përditësimin e aparaturës, radarëve të rinj dhe armëve, F-22 do të vazhdojë të jetë i pakrahasueshëm dhe për këtë flota e aeroplanëve luftarakë amerikanë me krenari e prezantojnë nëpër panaire. /Telegrafi/