Të paktën dy aeroplan F-16 janë në Aeroportin Ndërkombëtar në Ganja të Azerbajxhanit.
Sipas gazetarit të New York Timesot, Christian Tribert, “Analiza e imazheve satelitore nga Planet Labs tregojnë se aeroport gjenden aeroplanët F-16 së bashku me aeroplanin e ngarkesës CN-235, i cili operohet nga Forcat Ajrore Turke”.
Ai shpjegon se matjet e përafërta dhe karakteristikat vizuale të aeroplanëve të ndryshëm u krahasuan, duke përfshirë ato të përdorura nga Forcat Ajrore Azerbajxhanase: MiG-21, MiG-29, Su-25, L-39.
There are at least two F-16s at Ganja International Airport in Azerbaijan, our analysis of an Oct. 3 @planetlabs satellite image shows. The fighter jets are likely operated by the Turkish Air Force, alongside a possible CN-235 cargo aircraft. Here’s a short thread why. pic.twitter.com/de1XsmXXZr
— Christiaan Triebert (@trbrtc) October 7, 2020
Video tregon gjithashtu një “aeroplan më të madh”, i cili ka shumë të ngjarë të jetë një “aeroplan transportues CASA CN-235, i cili përdoret gjithashtu nga Forcat Ajrore Turke”.
“F-16 mund të sinjalizojë një pjesëmarrje të shtuar të një fuqie më të madhe, Turqisë, në luftimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nagorni-Karabakun. Mercenarët sirianë të mbështetur nga turqit tashmë po luftojnë së bashku me trupat azerbajxhanase”, ka shkruar gazetari në një mesazh në llogarinë personale në Twitter.
Ndryshe, Bashkimi Evropian po i frikësohet ndërkombëtarizimit të konfliktit në rajonin e Nagorni-Karabakut me përfshirjen e Turqisë dhe Rusisë, tha dje Ministri i Jashtëm Evropian, Josep Borrell. /Telegrafi/
We compared the approximate measurements and visual characteristics (canard wings, color, etc.) with a variety of aircraft, including those operated by the Azerbaijani Air Force (MiG-21, MiG-29, Su-25, L-39). The Turkish-operated F-16 is the closest match. pic.twitter.com/dRCGUshyYp
— Christiaan Triebert (@trbrtc) October 7, 2020