Një aeroplan luftarak F-16 me bazë në Wisconsin u rrëzua në Gadishullin e Epërm të Michiganit gjatë trajnimit, thanë zyrtarët sot.
Kërkimi për pilotin, i cili ishte personi i vetëm në aeroplan, është duke u zhvilluar, raporton foxnews.
“Shkaku i rrëzimit, si dhe statusi i pilotit, janë të panjohura në këtë kohë”, njoftoi Garda përmes mediave sociale, duke shtuar se incidenti është nën hetim.
Aeroplani u rrëzua natën e kaluar rreth orës 20:00, njoftoi Departamenti i Çështjeve Ushtarake në Wisconsin.
Shkaku i rrëzimit të aeroplanit, si dhe gjendja e pilotit, nuk dihen ende, thuhet në njoftim. /Telegrafi/