Telegrafi

Ezgjan Alioski e kalon Maqedoninë e Veriut në epërsi ndaj Islandës

Maqedonia e Veriut ka kaluar në epërsi ndaj Islandës për ndeshjen që po luhet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, maqedonasit kaluan në epërsi, duke dhënë sinjale se janë futu në këtë përballje për të marrë pikët maksimale.

Ishte Aleksandar Trajkovski që e gjeti në mënyrë perfektë Ezgjan Alioskin, që nuk gaboi të shënonte në portën e Islandës për rezultatin 1-0.

Gjermania është lider i Grupit J me 27 pikë, Maqedonia e Veriut me 18 sosh, Rumania me 17, Armenia me 12, Islanda me nëntë dhe Lihtenshtajni me një sosh. /Telegrafi/