Telegrafi

Exxon Mobil në krye të kompanive më të mëdha amerikane

Exxon Mobil i zuri vendin Wal-Mart-it në krye të listës së kompanive më të mëdha amerikane që kanë aksione në bursë dhe që përfshihen në listën Fortune 500.

Lista vjetore e kompanive më me fitim për vitin 2008 u publikua dje. Ajo i rendit kompanitë sipas të ardhurave bruto. 

Dy kompani të tjera nafte renditen në pesë vendet e para – Chevron Corp në vend të tretë dhe ConocoPhillips në vend të katërt.

Konglomerati industrial General Electric renditet në vendin e pestë.

2008-a ishte një vit të cilin shumica e kompanive të listës do të dëshironin ta harronin. Të ardhurat e përgjithshme të 500 kompanive kryesore ishin 85% më të ulta se sa në vitin 2007.

Ato që u prekën më rëndë ishin kompanitë e shërbimeve financiare.