Telegrafi

Exxon, fitime rekord nga prodhimi dhe shitja e naftës

Kompania njofoi sot se kishte siguruar 11.7 miliardë dollarë fitime, duke thyer një rekord që e kishte vendosur po vetë për fitimet më të larta tremujore të një kompanie amerikane.

Exxon thotë se kishte nxjerrë 10 miliardë dollarë fitime nga prodhimi dhe shitja e naftës, duke përfituar nga çmimet rekord të naftës.

Megjithatë fitimet nuk ishin aq të larta sa ç’parashikohej. Çmimi i aksioneve të kësaj kompanie ra afro 3 për qind sot në mëngjes në bursë.

Po sot kompania më e madhe evropiane e prodhimit të naftës Royal Dutch Shell njoftoi se kishte shënuar një rritje prej 33 për qind në në fitimet e tremujorit të dytë, pothuajse sa shifra rekord e Exxon-it. 

Kompanitë e naftës janë kritikuar ashpër për fitimet e larta në një kohë kur konsumatorët po paguajnë çmime rekord për karburantin. /VOA/