Versioni Explorer Hybrid, ishte një befasi e pa pritshme
Kohëve të fundit, Ford ka bërë të ditur ekzistencën e modelit Explorere tërësisht të ri, që lansohet gjatë vitit 2020, transmeton Telegrafi. Pak para se të fillojë Detroit Auto Show, u shpalos kjo makinë, që thuhet të jetë SUV-i më i fuqishëm që Ford e ka prodhuar ndonjëherë.
Derisa modeli bazë Explorer ST, është në dispozicion vetëm me djegie të brendshme, befason versioni Explorer Hybrid, që e ka edhe këtë opsion shumë të kërkuar së fundmi.
Derisa Ford është duke e rritur linjës e makinave SUV të elektrifikuara, siç prezantimi i pa pritshëm i Edge ST, kësaj radhe kemi një makinë shumë të fuqishme.
Për Explorer ST është siguruar motori me 3.0 litra që prodhon 400 kuaj fuqi, duke i mundësuar që të arrijë shpejtësi maksimale prej 230 kilometrave në orë. Të njëjtën fuqi nuk e ka edhe versioni hibrid, që prodhon vetëm 318 kuaj fuqi.
Ende nuk janë dhënë specifikat e çmimit, por dihet se modeli bazë Ford Explorer ST 2020, do të kushtojë 32,765 dollarë. /Telegrafi/