Sipas exit-pollit të transmetuar në Klan Kosova partia e parë në zgjedhje del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 41.8%. Pason PDK me 16.5%, LDK- renditet e treta me 15.2%,AAK- 7.2 %, NISMA me 2.6% të votave nuk e kalon pragun.
Drejtori i PIPOS, Fisnik Halimi, është shprehur se kanë intervistuar mbi 40 mijë anketues nga rreth 115 anketues.
1: Vetëvendosje kryeson me 41.8 %
2: PDK 16.5 %
3: LDK 15.2 %
4: AAK 7.2 %
5: Nisma 2.6 %
6: Komunitetet pakicë 16.7 %
Sipas kësaj përqindje, PIPOS ka nxjerr edhe numrin e ulëseve që do ta kenë partitë politike. Është LVV që do të ketë 52 ulëse, PDK 20 ulëse, LDK 19 ulëse, AAK nëntë ulëse dhe komunitetet 20 ulëse.