Site icon Telegrafi

Exit Poll: Shëndetësia dhe emigracioni, çështjet më të rëndësishme për votuesit amerikanë

Qytetarët e SHBA-ve janë duke i mbajtur sytë kah gara për Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, ku Demokratët janë duke shpresuar të mbajnë kontrollin, raporton Guardian.

Vendvotimet e para janë mbyllur në SHBA, që konsiderohet një test për administratën e presidentit Donald Trump, transmeton Telegrafi.

Shumica e vendvotimeve janë mbyllur në Indiana dhe gjysmën e pjesës lindore të Kentucky, derisa votuesit kanë rastin votojnë ende në disa shtete tjera.

Ata do të japin verdiktin se në cilin drejtim do të ecë vendi i tyre, dhe nëse Kongresi amerikan duhet të vazhdojë të udhëhiqet nga Republikanët.

Shëndetësia dhe emigracioni janë disa nga çështjet kryesore që “votuesve po u qëndron në mendje” derisa janë pranë kutive të votimit, thuhet në Exit Pollin e siguruar nga Associated Press, ku 64 për qind e votuesve tregojnë se Trump ishte faktor në vendimin e tyre për të votuar.

Në anën tjetër Demokratëve u duhen 23 ulëse për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, dhe dy tjera për të rikthyer Senatin nën kontrollin e tyre.

Gjithashtu garë e ashpër është duke u zhvilluar për postin e 36 guvernatorëve, ku Demokratët do të tentojnë të prijnë kundër Republikanëve. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version