Site icon Telegrafi

Zgjedhjet parlamentare në Kroaci, Exit Poll: Plenkoviq fiton kundër Milanoviqit

Sot në Kroaci janë mbajtur zgjedhjet parlamentare të Kuvendit të Kroacisë.

Sipas Exit Poll-eve të para, HDZ-ja e kryeministrit aktual, Andrej Plenkoviq është fituese e zgjedhjeve parlamentare.

Sondazhi i Ipsos e vendos në vend të parë HDZ-në dhe partnerët me 58 mandate, raporton index.hr.

E dyta renditet partia SDP dhe partnerët me 44 deputetë. Bartësi i listës ishte presidenti aktual, Zoran Milanoviq.

Theksojmë se parlamenti kroat ka 151 deputetë, ku 140 zgjidhen në dhjetë zona në Kroaci, tetë zgjidhen nga anëtarët e pakicave kombëtare në zonën e 12-të zgjedhore dhe tre zgjidhen nga votuesit pa vendbanim në Kroaci në zonën e 11-të elektorale, e cila praktikisht përbëhet nga e gjithë bota.

Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), deri në orën 16:30 pjesëmarrja ishte 50,6 për qind, e cila është dukshëm më e lartë se në vitin 2020, kur në të njëjtën periudhë ishte 34,04 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version