Telegrafi

EXIT Festival shënon 20-vjetorin, ka nisur shitja e biletave në Rave Travel

Në rave-travel.com ka nisur shitja e biletave për edicionin e sivjetmë të EXIT Festival.

Meqenëse për shkak të kapacitetit të zvogëluar, nuk do të ketë vend për të gjithë në kalanë ku do të mbahet Exit Festival, siguroni biletën e tuaj se vetëm 50 për qind e kapacitetit do të marrin pjesë në EXIT 2.0

Ndër të tjera edhe artisti ynë shqiptar, DJ Regard do të jetë pjesë e 20-vjetorit me emrat e parë të artistëve për edicionin special të muajit gusht.

Krahas tij do të performojnë edhe artistë, Robin Schulz, Meduza, Ofenbach, BURAK YETER, Solomun, Nina Kraviz, Amelie Lens, Paul Kalkberner, si dhe shumë emra të tjerë të yjeve tjera botërore.