Sukseset e vendit tonë në arenën ndërkombëtare, duket se vetëm po rriten. Kompania EXFIS ka nënshkruar kontrata me NATO për GLOBAL FUEL SERVICES në vlerë prej 1.87 miliardë euro.
Telegrafi ekskluzivisht ka zhvilluar një intervistë me Genc Bajrami, Drejtor i Shitjes dhe Marketingut në EXFIS.
1) Ju lusim na njoftoni pak për EXFIS
Ex Fis është themeluar në vitin 1991, dhe operon në fushën e derivateve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Për më shumë se një dekadë, Ex Fis operon në fushën e aviacionit si dhe furnizon e jep shërbime të specializuara për NATO. Poashtu, shitja me pakicë është një divizion i rendësishëm i Ex Fis, për momentin operojmë 37 pika në Kosovë dhe kemi një trend të qëndrueshëm të rritjes.
2) Kontratat me NATO-n, a na njoftoni më gjerësisht për kontratën, në cilat vende dhe për çfarë konkretisht?
Kontratat me NATO emërohen GLOBAL FUEL SERVICES, geografikisht fillimisht ka kërkesa për: Norvegji, Gjermani, Estoni, Latvi, Lithuani, Poloni, Rumani, Bullgari, Mali, Chad, Iraq e pastaj edhe në vende tjera, normalisht sipas nevojes së ushtrive specifike të NATO-s.
Përgjegjësitë e Ex Fis ndaj këtyre kontratave janë: furnizimi me aviokarburant, diesel e benzinë, transporti tokësor, hekurudhor dhe detar i derivateve, ndërtimi e menaxhimi i depove te derivateve, ndërtimi e menaxhimi i laboratorëve të derivateve si dhe ndërtimi e menaxhimi i pikave të shitjes me pakicë të derivateve.
3) Në publikimin e NATO për dhënie të kontratave e shohim vlerën 1.87 miliardë euro, a është kjo vlera e saktë dhe sa është periudha e kohëzgjatjes?
Vlera e projektuar e kontratave është rreth 1.87 miliardë euro si dhe janë valide për 5 vitet e ardhshme.
4) Si arriti Ex Fis të bëjë kontratë me NATO
Nga përvoja e mirë që NATO kishte me Ex Fis në Ballkan, e shtyri që ta rekomandojë edhe për këtë kontratë të madhe.
Ex Fisi në këtë kontratë ka pas konkurrencë kompanitë më të fuqishme botërore në veprimtarinë e derivateve.
5) Punëtorët që do të merren nga kjo kontratë do të jenë nga Kosova, apo nga vendet ku do t’i keni pikat
Shumica e personelit operativ do të jenë nga Kosova dhe gjithashtu do të ketë punëtorë nga vendet përkatëse si dhe nga SHBA dhe Britania e Madhe.
6) Çfarë do të thotë kjo kontratë për Ex-Fis
Integriteti dhe shërbimet e shkëlqyeshme që ne si kompani ofrojmë dhe mundohemi që gjithmonë të jemi krahë për krahë me partnerët tanë strategjik kanë sjell rezultat. Kjo kontratë për neve si kompani ka rëndësi të madhe sepse na dërgon në tregun botëror.
Ne i përulemi këtij vendimi të NATO, dhe jemi të perkushtuar ti shërbejmë klientëve tanë me integritet dhe kompetencë.
Poashtu, i falenderohemi pafundësisht ushtrisë Amerikane për shansin dhe mundësinë që na dha që t’i tregojmë kapacitetet tona në mënyrën më të mirë të mundshme.