Site icon Telegrafi

Eurothink: Tani është momenti që BE të tregojë lidership dhe Maqedonisë ti jap datë për bisedime

Është koha në Bashkimin Evropian, pavarësisht nga sfidat e brendshme me të cilat përballet, të tregojë lidership dhe vendit t’i jep datë për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke pasur parasysh se vendi ka marrë rekomandim më të pastë deri më tani, i bëri detyrat e dhëna dhe dhe i zgjidhi mosmarrëveshjet dypalëshe me fqinjët. Përndryshe, Bashkimi do të humbiste besuseshmërinë e saj, thonë nga organizata joqeveritare “Euriothink”.

Nga atje thonë se data më optimiste është që data të jepet në qershor para zgjedhjeve në Greqi dhe ka mundësi të madhe që kjo të ndodh në vjeshtë.

“Në qoftë se nuk fillojnë negociatat, nuk do të dënohet vetëm qeveria jonë. Qeveria jonë mund të dënohet nga qytetarët në një mënyrë tjetër. Do të dënohen qytetarët që kanë treguar një mendje të madhe duke mbështetur Prespën, duke qëndruar pro-evropiane”, tha Ljupço Petkovski, drejtor ekzekutiv i “Eurothink”

Marrja e një datë për negociata, thonë nga atje, është e pasigurt sepse viti 2019 është një vit i vështirë dhe ka rezerva të caktuara në përgjithësi për zgjerimin.

Një argument shtesë se pse duhet që sa më shpejtë të marrim datë për bisedime janë dhe zgjedhjet në Greqi dhe mundësia e ndryshmit të qeverisë atje.

“Mitsotakis me siguri do të bëhet kryeministër duke pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve evropiane, ndërsa në Greqi zgjedhjet parlamentare do të mbahen kah fundi i muajit të ardhshëm. Mitsotakis ka mundësi që të jetë jo më miqësorë se qeveria e kaluar. Ky është një argument tjetër që duhet të hapen negociatat para një ndryshimi të caktuar të pushtetit në Greqi”, tha Petkovski./Telegrafi/

Exit mobile version