Site icon Telegrafi

Evropianët nuk duhet të udhëhiqen nga urrejtja përballë terrorizmit

Evropianët nuk duhet t’i përgjigjen kërcënimit terrorist me anë të urrejtjes, frikës apo pakteve të sigurisë, deklaruan sot në Strasburg parlamentarët e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, duke parashtruar një iniciativë për të mobilizuar në këtë drejtim të gjithë elementët kryesorë të shoqërisë.

”Terroristët duan të na përçajnë duke minuar themelet e demokracisë sonë”, theksoi presidenti i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës (APCE), Pedro Agramunt.

“Terrorizmi nuk mund të triumfojë nëse e lëmë frikën dhe panikun të diktojë veprimet tona. Nuk duhet të biem pre e provokimeve. Duhet të pengojmë terroristët për të arritur qëllimet e tyre, për të shkaktuar ndasi”, vijoi ai.

Disa dhjetëra deputetë, të zgjedhur nga parlamentet kombëtare të shteteve anëtare që mblidhen katër herë në vit në Strasburg për të zhvilluar debate në fokus demokracia dhe të drejtat e njeriut, pozuan përpara medias dhe fotografëve me një pankartë me kërkesën “#NoHateNoFear” (Jo urrejtje, jo frikë).

Me këtë iniciativë, APCE-ja synon të mobilizojë sa më shumë personalitete të politikës, krerë të besimeve fetare, intelektualë, gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë të thjeshtë për t’i thënë jo frikës dhe urrejtjes.

Exit mobile version