Telegrafi

Evropë: Shitjet e telefonave Android rriten për 1,580 për qind

Sipas një hulumtimi të grupit hulumtues IDC, thuhet se shitja e pajisjeve mobile Android në Evropë është rritur për 1580 për qind për tre-mujorin e fundit të vitit 2010, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Pa dyshim se ne do të shohim edhe më shumë pajisje Android të shitura edhe gjatë vitit 2011, pasi që në vitin e kaluar, ishte Android platforma e cila mori të gjithë vëmendjen e publikut dhe përdoruesve të telefonave të mençur mobil.

Në ndërkohë, po rritet edhe numri i prodhuesve të telefonave Android, të cilët suksesin e tyre e bazojnë tek prodhuesit e famshëm si HTC, Motorola apo Samsung. / Telegrafi /