Site icon Telegrafi

Evropë – numri i porosive për Jeep Avenger shkon mbi 40 mijë

Jeep njoftoi se modeli i tij i sapo-lansuar Avenger, që është “Makina Evropiane e Vitit 2023”, pranoi një numër prej mbi 40 mijë porosish.

Kompania duket të jetë e kënaqur me rezultatin, veçanërisht pasi mbi 40 për qind e porosive të Jeep Avenger janë të versioneve tërësisht elektrike (megjithëse shumica e porosive janë me benzinë), transmeton Telegrafi.

Sipas Dataforce, numri i regjistrimeve të Jeep Avenger deri në gusht arriti në 18,487, prej të cilave 31 për qind ishin tërësisht elektrike. Pjesa e veturave elektrike me bateri u rrit kohët e fundit dhe në muajin gusht numri ishte 58 për qind.

Avenger, i cili u prezantua vitin e kaluar në panairin e automjeteve në Paris, prodhohet në fabrikën e Stellantis në Poloni. Në lansim, modeli elektrik me bateri filloi me rreth 41, 500 dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version