Telegrafi

Evropë, Android 5.0 arrin në Samsung Galaxy S5

Siç dihet tashmë, Samsung Galaxy S5 e ka ndërfaqen e saj të ndërtuar mbi Android, atë TouchWiz, e cila do të punojë mbi Android 5.0. Në këtë mënyrë, përdoruesit nuk do ta vërejnë ndonjë dallim të madh nga versioni i mëparshëm, 4.4.

Mirëpo, ajo që përdoruesit e Galaxy S5 do të vërejnë është shpejtësia në të cilën do të punojë telefoni në Android.

Përditësim është aktualisht në dispozicion për pajisjet e Samsung në Poloni, por versioni më i fundit i Android do të vijë në telefon edhe shumë nga tregjet tjera në Evropë, duke e përfshi edhe vendin tonë. (Telegrafi)