Telegrafi

Evropa,më e pasur se Amerika Veriore

 Sipas investigimeve pasuria botërore, e matur në aktiva nën drejtimin menaxhues është ulur vitin e kaluar për 11,7 për qind, në krahasim me atë paraprakun prej 104,7 trilionë dollarësh në 92,4 trilionë dollarësh.

Kriza globale ekonomike e mori pjesën më të madhe të pasurisë së Amerikës Veriore, plot 21,8 për qind dhe e solli në nivel prej 29,3 trilionë dollarësh. Pasuria në Evropë është ulur vetëm për 5,8 për qind në 32,7 trilionë dollarë me çka kontineti mbetet rajoni më i pasur në botë.

Amerika Veriroe edhe më tej është në vendin e parë sipas numrit të milionerëve, numri i të cilëve arrin në katër milionë.