Telegrafi

Evropa vazhdon të mbetet pa gazin rus

Pas bisedimeve në Kiev dhe Moskë, kryeministri Robert Fico tha se janë të pakta gjasat që gazi rus të mund të kalojë në 24 apo 48 orët e ardhshme.

Fico e përshkroi konfliktin ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës si "shumë të thellë" dhe me natyrë politike.

Ndërkohë, kryeministri i Bullgarisë Sergei Stanishev tha se kriza mund ta dëmtojë reputacionin e Ukrainës dhe Rusisë në plan afatgjatë.

Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën për mos rrjedhjen e gazit rus përmes territorit ukrainas. /rel/