Telegrafi

Evropa teston centralet bërthamore

Komisioni Evropian bëri njoftimin pas bisedimeve emergjente me ministrat dhe udhëheqësit e industrisë bërthamore, që u zhvilluan si pasojë e incidenteve atomike në Japoni, të shkaktuara nga tërmeti.

Në Gjermani, kancelarja Angela Merkel njoftoi për mbylljen e përkohshme të shtatë reaktorëve bërthamorë , ndërsa në Rusi kryeministri Vladimir Putin ka urdhëruar një rishikim urgjent të sektorit bërthamor të vendit. /rel/Telegrafi/