Site icon Telegrafi

“Evropa Sh.A” i bashkangjitet nismës për orar të shkurtuar për prindërit e rinj në Maqedoni

Kompania e Maqedonisë, “Evropa SH.A” me një njoftim dërguar Telegrafit në Maqedoni, thotë se me kënaqësi do të pranonte iniciativën për sigurimin e kushteve sa ma të mira për të punësuarit të cilët janë bërë prindër. Pra, kjo kompani thotë se do të vazhdohet edhe për tre muaj që të punësuarit të punojnë me orar të shkurtuar edhe pasi të kthehen nga pushimi i detyruar ligjor për gratë e posalindura.

“Të punësuarit që kanë marrë pushim përshkak të shtatëzanisë, lindjes apo të qenit prindër, në tre muajt e ardhshëm, pas përfundimit të pushimit ligjor prej 9-15 muaj, do të kenë orar të shkurtuar (gjysë orari pune nga puna e plotë ditore), por edhe do të kenë të paguara kontributet dhe do të marrin të gjithë privilegjet tjera juridike dhe materiale, njejtë si të punësuarit tjerë në kompani” thuhet në njoftimin e Evropa Shoqëria Aksionare.

Kjo kompani ekziston që nga viti 1882 dhe përfaqëson një familje të tërë njerëzish prej 400 të punësuar, ku 300 janë femra të moshave të ndryshme. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version