Liderët evropianë kanë rikthyer kufizimet për të luftuar pandeminë e coronavirusit, teksa varianti Omicron vazhdon të përhapet nëpër kontinent.
Gjermania dhe Portugalia janë në mesin e shteteve që kanë bërë të ditura kufizime pas Festës së Krishtlindjes.
Omicron tashmë është variant dominues në shumë vende të Evropës.
Hans Kluge nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka thënë se vala e re e infektimit do të përballë me vështirësi sistemet shëndetësore.
Sipas tij “një tjetër stuhi” është duke ardhur dhe qeveritë duhet të bëhen gati për rritje të konsiderueshme të infektimeve.
Gjermania ka bërë të ditur se nga 28 dhjetori do të kufizojë organizimet private në deri 10 persona dhe klubet e natës do të mbyllen.
“Coronavirusi nuk ka pushim për Krishtlindje”, ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz të martën.
Portugalia do të mbyllë baret dhe klubet e natës nga 26 dhjetori, derisa punën nga shtëpia do të bëjë të obligueshme deri më 9 janar.
Në Finlandë, baret dhe restorantet do të mbyllen në orën 22:00 nga 24 dhjetori.
Në Suedi, baret, kafiteritë dhe restorantet do të mund t’iu shërbejnë vetëm konsumatorëve të ulur dhe njerëzve u është kërkuar të punojnë nga shtëpia.
Prej shpërthimit të pandemisë, Evropa ka regjistruar më shumë e 89 milionë raste të infektimit me coronavirus. Prej tyre, 1.5 milion persona kanë vdekur. /Rel/