Qysh para dhjetë viteve ndërruesit manual të shpejtësi ishin një standard absolut edhe në shumicën e veturave të shtrenjta.
Megjithatë, sot për shkak të ndryshimeve të prioriteteve të blerësve, ata ngadalë por sigurt po humbin rëndësinë në krahasim me ndërruesit automatik, transmeton Telegrafi.
Edhe pse me një konstatim të tillë nuk pajtohen të gjithë, por auto-industrisë viteve të fundit ka pasur ndryshime të mëdha teknologjike.
Motorët ‘atmosferik’ janë pothuajse të zhdukur, dhe motorët e vegjël me turbo-mbushës tani janë bërë standard edhe për veturat e vogla dhe të lira.
Epoka e ardhshme e pastër elektrike shoqërohet me nivele të ndryshme elektrifikimi, nga një sërë hibridesh (hibride të buta, hibride klasike, hibride plug-in) deri te automjetet me bateri të pastra.
Vetura të tilla nuk janë menduar për ndërrues manual. Por moda e “automatikut” brenda natës ka arritur në Evropë. Mungesa e ndërruesit të pedalit sot askënd nuk e befason.
Në fakt, komunikacioni i dendur dhe kolonat e gjata, për ndërrim manual të shpejtësisë dhe shtypja e shpeshtë e pedalit po bëhet çdo herë e më e bezdisshme. E pas zhvillimit të ndërruesit automatik në një far mënyre qëndron lufta me zvogëlimin e emetimit të gazrave.
Nëse kthehemi në vitin 2010, në Evropë veturat e reja me ndërruesit automatik përbënin vetëm dhjetë për qind të tregut total, e në gjysmën e parë të këtij viti, ndërruesi automatik përbënte pothuajse 70 për qind të shitjeve.
Ky ndryshim ka ndodhur nga 2019 deri më 2020, kur ndërruesit automatik “kërcyen” në 40 për qind. Përveç evropianëve, adhurues të ndërruesit manual kanë mbetur në Afrikën e Jugut (42 për qind) dhe në vendet e Amerikës Latine (36 për qind).
Në Kinë ndërruesit manual përbëjnë katër për qind të tregut, në Japoni janë vetëm dy, kurse në Amerikën e Veriut (SHBA dhe Kanada) një për qind. /Telegrafi/