Telegrafi

Evropa ndanë 540 miliardë euro për të tejkaluar krizën e pandemisë

Ministrat e Financave të Eurozonës kanë miratuar një paketë të re stimuluese ndaj goditjes së Coronavirus me vlerë rreth gjysmë trilionë euro.

Pas bisedimeve intensive gjatë javës së kaluar, ministrat hodhën dritë mbi tre programe të reja ndihmëse, të cilat të marra së bashku tejkalojnë vlerën e 540 miliardë eurove (591 miliardë dollarë).

Vendet evropiane prej javësh përballen për mënyrën e financimit të disa prej shpenzimeve që lidhen me luftën ndaj pandemisë. Shtetet e Evropës Veriore, tradicionalisht më konservatore nga ana fiskale, krahasuar me ato në jug, nuk kanë qenë të gatshëm të pranojnë thirrjet për “Coronabond”, një instrument financiar që do të kombinonte letrat me vlerë të borxhit nga 19 vendet e ndryshme që ndajnë euron.

Shtetet anëtare gjithashtu kishin dalë me ndasi të thella që të binin dakord për kushtet e një linje kredie 240 miliardë euro, por kjo duket se u tejkalua mbrëmjen e djeshme.

Megjithatë, pavarësisht përparimit, analistët vërejnë se njoftimet nga palët nuk bënë me dije zgjidhjen e asnjë prej çështjeve në tryezë.

“Sinjali i mbështetjes së ndërsjellë nuk është aq i fortë sa duhet të ishte”, thanë ekonomistët në bankën Berenberg.

Sipas tyre, “një nga arsyet është se ata nuk e zgjidhën mosmarrëveshjen për bono të përbashkëta për të financuar një fond të përbashkët rimëkëmbjeje”. /Telegrafi/