Telegrafi

Evropa lindore shpreson në dalje nga recesioni

Dalja e Gjermanisë dhe Francës nga recesioni, që është konfirmuar me të dhënat e kuartalit të fundit, jep shpresë për të pritur përforcim të kërkesës, e cila do të ndihmojë që në vendet e Evropës lindore të fillojë ekspanzioni.

Ndonëse prodhimtaria industriale në Hungari, Çeki, Rumani, Lituani, Letoni dhe në Sllovaki u zvogëlua, këto tregje janë të varura nga eksporti dhe për këtë paralajmërimi për shërimin e Perëndimit ndikon mbi jetësimin e sektorëve prodhues, ndërsa së shpejti duhet ta nxisë punësimin.

“Mund të thuhet se kriza ekonomike e arriti kulmin në rajon”, vlerësoi para do kohë drejtori financiar i OTP Bankës hungareze, e cila punon në Bullgari, Kroaci, Mal të Zi, Rumani, Rusi, Serbi, Sllovaki dhe në Ukrainë.

Shenjat për përmirësim janë të turpërueshme, por evidente. Rënia e prodhimtarisë industriale në Hungari dhe në Çeki filloi të ndalet, ndonëse është thellë në minus.

Megjithatë, analistët parashikojnë se Çekia vitin e ardhshmë do të mund të realizonte rritje prej 1,4 për qind, ndërsa rritje pritet edhe në Poloni, Rusi, Sllovaki dhe Hungari. 
Ata paralajmërojnë se përmirësimi do të jetë i ngadalësuar meqë recesioni solli deri te vrimat e mëdha buxhetore, ndërsa masat për përmirësimin e tyre do të mund të reflektoheshin në kërkesën. /Makfaks/