Site icon Telegrafi

Evropa Lindore shpëton prodhuesit e prezervativëve

Derisa investitorët nga industria e automjeteve apo nga fushat tjera po heqin dorë nga investimet e planifikuara në pjesën post-komuniste të Evropës, prodhuesi britanik i prezervativëve SL pikërisht aty planifikon të bëj investime të mëdha.

Përllogaritja është e thjeshtë – hulumtimet tregojnë se rusët, polakët, bullgarët dhe evropianët tjerë lindorë për shkak të krizës nuk heqin dorë nga jeta intime, e për faktin që testimi për sëmundjen e AIDS nuk është i shtrirë si në Perëndim, ata më shpesh përdorin prezervativë sesa në pjesët tjera të Evropës.

SL hapin e parë veçmë e ka bërë në Rusi, ku në prill ka blerë 15.5 për qind të aksioneve të prodhuesit të atjeshëm më të madh të prezervativëve, e tani ka për qëllim të blejë edhe 34.6 për të aksioneve dhe të investojë rreth 200 milionë euro.

Exit mobile version