Numri i të prekurve nga coronavirusi në rajonin e Evropës Lindore u rrit në 5 milionë të shtunën, sipas një raporti nga Reuters, derisa qeveritë në të gjithë Evropën po marrin masa për frenimin e rasteve.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rajoni i cili përfshin Bjellorusinë, Bullgarinë, Republikën Çeke, Hungarinë, Poloninë, Moldavinë, Rumaninë, Rusinë, Sllovakinë dhe Ukrainën, posedon numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 në Evropë.
Ndërkohë, vendet sikurse Rusia, Polonia dhe Ukraina, janë ndër 20 zonat e para me më së shumti raste në botë.
Duke parë situatën aktuale si dhe rritjen e rasteve, vendet evropiane në përgjithsi, filluan zbatimin e masave të reja parandaluese. /Telegrafi/