Telegrafi

Evropa goditet nga rënia ekonomike

Ekonomia e eurozonës shënoi rënie me 1.5 përqind në tremujorin e mëparëshëm dhe me 1.2 përqind gjatë gjithë vitit, sipas Eurostatit.

Statistikat e fundit nga Gjermania demonstrojnë se ekonomia më e madhe e Evropës ka shënuar rënie me 2.1 përqind gjatë tri muajve të fundit të 2008-ës.

Të dhënat fillestare tregojnë se ekonomi e Francës shënoi rënie me 1.2 përqind, ndërsa në Itali rënia është 1.8 përqind, më e madhja që nga viti 1980.

Statistikat shtojnë presionin mbi Bankën Qendrore Evropiane që të ulë normat e interesit.

Gjatë gjithë 2008-ës, ekonomia në të 15 vendet që përdorin euron u rrit me 0.7 përqind krahasuar me një vit më parë sipas Eurostatit. Sllovakia iu abshkua eurozonës në 1 janar 2009.

Kompanitë kanë zvogëluar investimet dhe eksportet kanë rënë.

Recesioni gjerman

Rënia është më dramatike në Gjermani, më e madhja që nga ribashkimi në vitin 1990.

Qeveria gjermane thotë se shkak për këtë është rënia e kërkesës për eksporte në situatën e rëndë ekonomike globale.

Gjatë tre muajve të fundit të vitit të shkuar ekonomia më e madhe e Evropës shënoi rënie me 2.1 përqind.

Gjermania mbështetet shumë tek eksportet, por për shkak të recesionit, tani ka më pak klientë për makinat gjermane, kimikate dhe pajisje teknike.

Me rënien e kërkesës është ulur prodhimi e bashkë me të dhe investimet.

Kjo do të thotë se Gjermania përballet me mundësinë e recesionit më të vështirë të 60 vjetëve të fundit.

Qeveria ka hartuar një paketë të dytë stimuli për ekonominë në vlerë rreth 64 miliardë dollarë. /bbc/