Site icon Telegrafi

Evropa është akoma “në qendër të ciklonit” në luftën kundër epidemisë së coronavirusit

Evropa është akoma “në qendër të ciklonit” në luftën kundër epidemisë së coronavirusit, tha drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), megjithë “shenjat e shpresës” që janë vërejtur në disa vende.

Edhe pse “shenjat e shpresës në numër në Spanjë, Itali, Gjermani, Francë dhe Zvicër janë vërejtur javët e fundit”, tha Hans Kluge, “numri i rasteve të raportuara në Evropë në dhjetë ditët e fundit pothuajse është dyfishuar dhe gati arriti një milion”, shtoi ai në një konferencë shtypi të Kopenhagës që transmetohet në internet, transmeton Telegrafi.

Numri i të infektuarve në Evropë tejkaloi një milion

Presse France tashmë ka njoftuar të mërkurën se numri i infektuarve në Evropë ka tejkaluar një milion, por të enjten ka të dhëna se ende nuk e ka arritur atë numër.

Kluge tha gjithashtu se “kjo do të thotë që rreth 50 për qind e rasteve të COVID-19 janë në Evropë. Më shumë se 84,000 njerëz në Evropë kanë vdekur nga COVID-19”, tha ai.

Një total prej dy milionë njerëz janë të infektuar me coronavirus në të gjithë botën, me më shumë se 138,000 vdekje, statistika këto të marra nga Universiteti John Hopkins të enjten.

“Qiejtë e stuhisë së kësaj pandemie ende varen mbi rajonin evropian … javën e ardhshme do të jetë vendimtare për Evropën”, shtoi Kluge. /Telegrafi/

Exit mobile version