Site icon Telegrafi

Evra zbardh komunikimin që kishte bërë me Ronaldon para ndeshjes Juve-Atletico

Patrice Evra ka postuar një pjesë të bisedës me Cristiano Ronaldon, të cilën e kishte realizuar para sfidës me Atletico Madridin.

Ronaldo e ka ndihmuar Juventusin të bëjë rikthim në rezultat kundër Atletico Madridit dhe të arrijë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“E di se do të shkojmë tutje. Në shtëpi i shkatërrojmë”, i kishte thënë Ronaldo mbrojtësit francez, i cili i kishte dhënë mbështetje pesë herë lojtarit më të mirë në botë.

“Prapa skenave…këto janë mesazhet mes meje dhe Cristianos pesë ditë para rikthimit masiv”, shkruan ish-lojtari i bardhezinjve dhe Manchester Unitedit.

“Kjo vetëm dëshmon besimin, zemërimin dhe vendosmërinë nga lojtari më i mirë në botë. Duhet ta falënderojmë nënën dhe babanë e tij. Sigurisht edhe Zotin që na dha këtë njeri të mirë dhe lojtar të pabesueshëm”.

“Çdo rast i madh me presion të madh, vëllai im [ai] gjithmonë dëshmon se është njeri! Pra, ju lutem mos jini xheloz që dua të ndaj këtë edhe nëse nuk doni të mos pajtoheni, unë nuk mund të bëj asgjë për ju. Shijoni jetën tuaj, por ju duhet ta pranoni se ai është thjesht më i miri i të mirëve”, shkroi ndër të tjerash francezi.

Ndryshe, Ronaldo realizoi tre gola në fitoren 3:0 kundër skuadrës madrilene të Atleticos. /Telegrafi/

Exit mobile version