Site icon Telegrafi

Evra tregon se si Fergusonit nuk i pëlqente që ai shoqërohej me Tevezin

Legjenda e Manchester United, Patrice Evra ka folur për miqësinë e tij me Carlos Tevezin. 

Të dy bashkë kishin krijuar miqësi sa ishin pjesën e Manchester United.

Ai ka treguar se si Sir Alex Fergusonit nuk i kishte pëlqyer vazhdimi i miqësisë pasi ky i u fundit kaloi te Manchester City.

Duelet në fushë sa ishin kundërshtar

“Bëmë pak shaka. Ne mbetem shokë dhe Mr. Fergusonit kjo nuk i pëlqente, pastaj edhe kur pa disa foto tonat jashtë restauronit në gazetë”.

Miqësi edhe pse luanin në dy skuadra që kanë armiqësi

“Ai nuk dëshironte që lojtarët e tij të lidheshin me ata të Cityt, kur në atë kohë kjo skuadër ishte bërë e fortë. Por unë nuk jam vetëm futbollist, por jam një njeri besnik ndaj shokëve dhe Carlito është shok i imi”, tregon Evra.

Tevez dhe United

Evra ka treguar se Tevez ka dashuri ende për United pasi aty fitoi gjithçka.

U bashkuan sërish te Juventusi

“Në thellësi ai kishte një afeksion për United. Ai më tha se ka respekt për fansat e United. E di që ai bëri shumë mirë të City, por me United ai fitoi titullin dhe Ligën e Kampionëve. Luajti me skuadrën më të mirë në botë. Ai nuk mund t’i harroj lehtë këto”.

Lexo po ashtu Formacioni i Serie A me lojtarët më të mirë mbi 34 vjet (Foto)

“Nuk më ka pëlqyer kur nënshkroi për Cityn dhe doli me një pankartë, “Mirë se vjen në Mançester” dhe këtë ia kam thënë edhe atij”, ka treguar Evra rrëfimin e tij në lidhje me Tevezin. /Telegrafi/

Exit mobile version