Telegrafi

Evra thotë se Unitedi nuk ka nevojë për Van de Beek, ndërsa Neville befasohet pse holandezi nuk po luan

Vendimi i Manchester United për të nënshkruar Donny van de Beek është vënë në dyshim nga Patrice Evra dhe Gary Neville ndërsa mesfushori lufton për të çimentuar veten në ekipin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Van de Beek ishte një zëvendësues i papërdorur në barazimin e së shtunës 0-0 me Chelsea dhe ende nuk ka filluar asnjë ndeshje në Ligën Premier për Djajtë e Kuq që nga bashkimi nga Ajaxi gjatë verës.

Solskjaer është i bekuar me shumë thellësi në mesfushë dhe ka preferuar të japë më shumë minuta për të tjerët si Scott McTominay, Fred dhe Paul Pogba.

Me Van de Beek që po lufton për ta vendosur veten në formacion, Evra ka deklaruar se Unitedi thjesht nuk ka nevojë për holandezin siç qëndrojnë gjërat.

Lexo po ashtu Cavani dhe Van de Beek vlerësohen si dy transferimet më të këqija të verës në Ligën Premier

“Ne po flasim për Van de Beek, asgjë kundër djaloshit, por pse e kemi blerë atë? Ai po shikon ndeshjen nga tribuna çdo ndeshje” ka thënë fillimisht Evra për Sky Sports.

“Ne nuk kemi nevojë për të, kjo është e vërteta”, përfundoi francezi.

23-vjeçari ka bërë shtatë paraqitje për ekipin e Solskjaer deri më tani këtë sezon, por ka luajtur vetëm 59 minuta në Ligën Premier dhe iu dhanë vetëm dy minuta në Ligën e Kampionëve.

Neville duke pranuar që vendimi i Djajve të Kuq për të shpenzuar kaq shumë para për Van de Beek ende nuk është justifikuar dhe se vetë lojtari do të zhgënjehet që nuk po luan më shumë.

Lexo po ashtu Neville zgjedh formacionin më të mirë në histori të Unitedit pa lojtarë britanikë, befason me disa zgjedhje

“Ajo që është pak mister është përdorimi i Van de Beek pasi ai është nënshkruar për 40 milionë funte”, ka thënë Neville.

“Ai nuk duket se është në ballë të planeve të Solskjaer në çdo ndeshje. Është pak mister ai. Dhe sa më shumë që ai të mos luaj, aq më shumë ju jeni duke menduar se si u shpenzuan 40 milion funte”.

“Ai duhet të jetë duke menduar:” Çfarë po bëj këtu?, në këtë moment në kohë”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/