Site icon Telegrafi

Evra: Të gjithë mendojnë se tashmë jemi eliminuar, por Juve do të kualifikohet

Patrice Evra thotë se Juventusi ishte fajtor që pranoi dy gola nga Bayern Munichu, por pret një ndeshje ndryshe të mërkurën.

Bianconerët pranuan dy gola në sfidën e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Torino, por më pas arritën ta barazojnë rezultatin.

Të mërkurën mbrëma, ata udhëtojnë në Allianz Arena, ndërsa bavarezët konsiderohen favoritë për të shkuar në çerekfinale.

“Pas ndeshjes së parë, tash jemi të vetëdijshëm se mund ta lëndojmë Bayernin… Është gjithçka psikike, sepse tash e dimë se edhe Bayerni mund të ndëshkohet”.

“Nuk është arrogancë, ne i respektojmë kundërshtarët tanë, por të mos harrojmë se luajtëm në finale të Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar”.

“Të gjithë mendojnë se gjithçka ka marrë fund për Juventusin, por ne besojmë në kualifikim. Nëse nuk do të besonim, do t’i kërkoja trajnerit që të mos më fuste në lojë”, është shprehur Evra për La Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/

Exit mobile version