Edhe zyrtarisht Patrice Evra është lojtar i West Hamit.
Kalimi i tij te klubi anglez erdhi pasi ai ishte lojtar i lirë dhe ai për këtë është shumë i lumtur.
“Jam shumë i lumtur që jam ‘Çekan’ dhe që jam rikthyer në Ligën Premier, e dua këtë lojë”.
“Është fantastike që jam kthyer dhe jam falënderues West Hamit që më dha mundësinë që të bëja punën time”.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, është shumë e thjesht. Ndodhi shumë shpejt, agjenti im më thirri dhe më tha që duhet të kthehesha (nga Dubai) në Londër sa më shpejt që kisha mundësi”.
U takova me menaxherin dhe kur ke të bësh me një marrëveshje ku paraja nuk është çështje, atëherë cdo gjë mbyllet në pesë minuta. Kryesore isha t’i bashkohesha West Hamit dhe t’i ndihmoja shokët të fitojmë sa më shumë ndeshje që kemi mundësi”.
“Ishte gjëja më e shpejt që kam bërë në jetën time pasi dy palët dëshironin të punojnë së bashku, pra ishte shumë e lehtë për të gjetur akordin”, ka thënë Evra. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=mtEm-0zMBZQ