Patrice Evra ka thënë se Arsenali ka qenë dhe do të mbetet një foshnje.
The Gunners humbën mbrëmë 1-0 në kuadër të javës së nëntë nga Sheffield United, duke bërë një hap flas për t’u rikthyer në top katërshen e Ligës Premier.
Evra ka deklaruar se Sheffieldi e meritoi fitoren plotësisht ndaj një skuadre të papjekur.
“Sheffieldi e meritoi fitoren, por unë nuk jam i befasuar për Arsenalin. Kisha thënë para ndeshjes se ata duhet të sigurohen që nuk bien në kurth”, ka thënë Evra në një intervistë të dhënë në Sky Sports.
“Unë i quaja foshnje para dhjetë vjetëve dhe ata ende duken të tillë kur i shikoj. Kjo është e vërteta dhe unë nuk po tregohen i pasjellshëm duke thënë kështu. Unë thjesht ndihem kështu për këtë skuadër”.
“Ata duken mirë, por nuk janë skuadër që fiton, atyre thjesht u pëlqen të luajnë futboll. Isha shumë i lumtur gjatë karrierës kur luaja kundër Arsenalit sepse e dija që do të fitonim”.
“Edhe kur Robin Van Persie erdhi te ne, në ditën e parë i thashë: “Mirësevjen në klub burrash”. Në fillim, ai ishte i mërzitur, por pas një muaji më tha: “Ke plotësisht të drejtë, Patrice”. Ky është mendimi im ende”, ka shtuar më tej francezi.
Pas javës së nëntë, Arsenali ka arritur t’i grumbullojë 15 pikë dhe gjendet në vendin e pestë. /Telegrafi/