Patrice Evra ka thënë se ndjehej i palumtur shkaku i minutave të pakët në Juventus dhe për këtë arsye u largua drejt Marseilles.
Evra ishte zgjedhja e parë te Juventusi në dy vite, por këtë kampionat Massimiliano Allegri preferonte më shumë Alex Sandron.
Ai është kthyer në Torino për tu përshëndetur me bashkëlojtarët e tij të Juventusit.
“Largimi? Nuk ishte vendim i lehtë, as vetë nuk e e prisja”.
“U ktheva nga Kampionati Evropian në super formë me entuziazëm të madh. Kur filloi kampionati, nuk luajta në ndeshjen e parë, as të dytën, të tretën..”.
“Qëndroja i qetë, por kur e pyeta Allegrin ai më tregoi arsyen dhe kur do të luaj”.
“Megjtihatë, ambiciet e mija për të luajtur një ndeshjen në muaj nuk ishin të tilla. Pas së dielave isha i palumtur”.
“E respektoj Juventusin për atë që më ka dhënë, pror bordi i klubit e kuptoi”, ka thënë Evra. /Telegrafi/