Telegrafi

Evra: Koha të tregojmë se jemi më të fuqishmit

 Djajtë e Kuq përballen me Cityn në Ligën Premier në luftën për titull, teksa edhe ndeshjet me Real Madridin e presin Unitedin në formë të lartë.

“Është moment shumë i rëndësishëm për mua. Është me rëndësi që të bëjmë mirë në kampionat në shkurt dhe të luajmë mirë ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve”.

“Ky është momenti kur duhet t’i fitojmë ndeshjet dhe të tregojmë që jemi numër një. Është me rëndësi që të vazhdojmë me formën e mirë, dhe të fitojmë ndeshje pas ndeshje”, ka thënë Evra. /Telegrafi/