Telegrafi

Evra: Juventusi ka gjetur numrin 9

Patrice Evra beson se Juventusi ka gjetur numrin 9-të, një sulmues që është i lindur të shënojë.

Higuain ka shënuar shtatë gola në nëntë paraqitje me Juventusin prej se erdhi nga Napoli për një shumë prej 94 milionë euro.

“Higuain? Nuk e njihja personalisht atë. Së pari ai është një njeri i madh dhe shumë i rëndësishëm në futboll”.

“Përveç kësaj, ai çmendet nëse nuk shënon gol,e ka në natyrë. Mbajë mend një ndeshje që ishim të dy në stol dhe hante thonjtë. Nëse futem më duhet të shënojë gjithsesi”, tregon Evra.

“Ai ngjan pak me Van Nistelrooyn, sulmues i lindur për të shënuar. Nëse ai nuk shënon, ai nuk mund të flejë dhe është perfekt për Juventusin”, ka thënë Evra. /Telegrafi/