Telegrafi

Evra e Anderson argëtohen me bukuroshet e Playboy

Mbrojtësi i Manchester Unitedit kishte ftuar bukuroshet britanike të Playboyt, binjaket Carla dhe Melissa Howe dhe katër miq të tij, ndër të cilët ishte edhe bashkëlojtari te Djajtë e Kuq, Anderson.

Mediat britanike raportojnë se Evra ka shpenzuar 23.000 euro vetëm për shampanjë, ndërsa është kthyer në hotel në mëngjesin e ditës së ardhshme.

Ky veprim i ka shkaktuar telashe 31-vjeçarit, i cili për sjelljen e tij duhet t’i raportojnë trajnerit të Francës, Didier Deschamps, si edhe gruas së tij Sandra. /Telegrafi/